Eko Higjiena

Lutfi Haziri, viziton shkollën “Rexhep Elmazi” uron Ditën e Çlirimit të Gjilanit dhe Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arbër Ismajli kanë vizituar sot shkollën “Rexhep Elmazi”, ku nxënësit dhe mësimdhënësit i kanë uruar për Ditën e Çlirimit të Gjilanit dhe Festën e Bajramit.

Kryetari Haziri tha se vizita në shkolla dhe takimi me fëmijët, e me rininë gjithandej, është pasqyrë e qartë se sa e vlefshme është liria e një vendi, për të cilën janë sakrifikuar breza të tërë të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

ARKATANA

“Jemi sot në shkollën “Rexhep Elmazi” për dy arsye urimi. Urojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit për të cilën janë sakrifikuar shumë heronjë, dëshmorë, martirë etj, që sot kjo shkollë të jetë e mbushur me fëmijë të lirisë, të lumtur e të gëzuar. Takimi me fëmijë, përqafimi i tyre, buzëqeshja që ata kanë dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, janë të veçanta për mua dhe ndjehem i lumtur që ata po rriten në liri. Në lirinë për të cilën është derdhur shumë gjak dhe është sakrifikuar jashtëzakonisht shumë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai gjithashtu ka thënë se arsyeja tjetër e vizitës sot në shkollë, është edhe urimi i nxënësve dhe personelit mësimor për festën e Fitër Bajramit, duke vepruar me solidaritet, humanitet dhe duke ndarë gjithçka edhe me ato familje që janë në nevojë dhe me gjendje të rëndë ekonomike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.