Mobi Casa

Lutfi Haziri viziton shkollën e agrobiznesit, zotohet për përkrahje ndaj nxënësve e të rinjve në agrobiznes me të gjitha kapacitetet

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar ka qëndruar sot në shkollën e mesme t agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër punën e madhe që bëhet aty, implementimin e programeve e përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.

Kryetari Haziri është zotuar se do të vazhdojë përkrahja ndaj nxënësve dhe të rinjve në agrobiznes.

Uji Dea

“Sot vizitova shkollën e mesme të agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër zhvillimet në Inkubatorin e agrobiznesit, kopshtet e pemëve, fermën e gjedheve, procesimin i pemëve në shkollë, klasën e kuzhinierëve e laboratorët e shkollës. Laborantet e rinj i japin shpirt shkollës se mesme dhe po ecim drejt një Instituti regjional të agrobiznesit. Nxënësit dhe të rinjtë në agrobiznes do t’i përkrahim me të gjitha kapacitetet komunale edhe në mandatin e ri përmes projekteve të rëndësishme”, tha kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan