GRANDEMALL

Lutfi Haziri viziton Repartin Infektiv, vlerëson lartë punën e mantelbardhëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka qëndruar sot në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, ku ka parë nga afër punën e madhe e profesionale që bëhet aty, në trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Duke vlerësuar lartë punën e mantelbardhëve, Haziri ka thënë se gjendja është e rënduar në Spitalin e Përgjithshëm, por fal mjekëve e infermiereve dhe infermierëve, po përballohet.

UBT

“Aktualisht janë të hospitalizuar 58 pacientë, prej të cilëve 37 të konfirmuar me COVID-19 dhe 21 janë në pritje të testimit. Në CPAP janë tre pacientë, 1 është i intubuar dhe me oksigjenoterapi janë 32 pacientë. Komuna dhe Anamorava është e varur nga efikasiteti i këtij Spitali”, ka njoftuar Haziri, teksa ka kërkuar mbështetje më të madhe nga Qeveria me mjete pune./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.