Fundamenti

Lutfi Haziri viziton punimet në rrugën “Enver Miftari” dhe “Skifter Arifi”, kosto 1.3 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korca, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri dhe ai i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, kanë vizituar punimet në ndërtimin e rrugës “Enver Miftari” dhe “Skifter Arifi”.

Haziri ka thënë se në kohë pandemie po i realizojnë programet në mënyrën më të mirë dhe me dinamikë të shtuar.

“Kjo rrugë (Skifter Arifi), krijon një korridor jashtëzakonisht të mirë që e lehtëson qarkullimin e qytetarëve dhe ka të integruar të gjitha elementet përcjellëse. Në rrugën “Enver Miftari” është një investim kapital dhe e rregullon pjesën e “Fidanishtes” përballë kazermës së Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë kreu i Gjilanit.

Haziri po pret vizitën e ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, për parë përgatitjet e fundit për fillimin e ndërtimit të rrugës 7.4 kilometra Gjilna-Prishtinë.

UBT

“Po ashtu, po presim edhe fillimin e rrugës Livoc i Ulët-Kllokot, e cila është në kuadër të financimit të Bankës Europiane për Zhvillim”, ka thënë Haziri.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korca, ka bërë të ditur se kosto e ndërtimit të rrugës “Skifter Arifi” është rreth 220 mijë euro, ndërkaq në rrugën “Enver Miftari”, 1.1 milion euro.

Gjatë vizitës në terren ka folur edhe drejtoresha e DZHE, Valbona Tahiri, ka njoftuar se nga e hëna do të rihapen disa biznese si, gastronomia, parukeria, transporti urban, etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.