Fundamenti

Lutfi Haziri viziton punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm: Faleminderit heronjve të gjallë të ditëve të sotme!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm, për t’i takuar punëtorët shëndetësorë, në shenjë falënderimi për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë, në veçanti gjatë pandemisë.

Ai i ka cilësuar punëtorët shëndetësorë si heronjtë e gjallë të ditëve të sotme.

Uji Dea

“Sot vizitova punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Përgjithshëm, për t’i falënderuar për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke qenë në front kundër COVID-19. Kur jemi në prag të hapjes së QKMF-së, zotohem për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes shëndetësisë primare dhe sekondare, në funksion të ruajtjes së shëndetit publik. Faleminderit shumë heronjve të gjallë të ditëve të sotme!”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDK160 #LDKGjilan