UBT

Lutfi Haziri viziton ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve: Me projektin e ri, do të bëhet më moderni në rajon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Pata kënaqësinë të zhvillojë takim me menaxhmentin e ndërmarrjes publike lokale Stacioni i Autobusëve dhe përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve “Anamorava”, për t’ju konfirmuar se në vitin e ardhshëm fillojmë me implementimin e projektit të madh për këtë ndërmarrje. Stacioni i Autobusëve do të bëhet më moderni në rajon, derisa sipas projektit do të punohet në dy faza”, ka thënë Haziri.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, bartësi i listës së LDK’së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Driton Nuhiu e Valdrin Halimi, kanë zhvilluar takim në Ndërmarrjen Lokale Stacioni i Autobusëve, ku janë pritur nga kryeshefi ekzekutiv, Avni Hajrullahu dhe Shoqata e Transportuesve “Anamorava”.

“Pata kënaqësinë të zhvillojë takim me menaxhmentin e ndërmarrjes publike lokale Stacioni i Autobusëve dhe përfaqësuesit e shoqatës së transportuesve “Anamorava”, për t’ju konfirmuar se në vitin e ardhshëm fillojmë me implementimin e projektit të madh për këtë ndërmarrje. Stacioni i Autobusëve do të bëhet më moderni në rajon, derisa sipas projektit do të punohet në dy faza”, ka thënë Haziri.

RCCOLA

Kryeshefi Ekzekutiv, Avni Hajrullahu, teksa ka prezantuar projektin e ri, ka thënë se Stacioni i Autobusëve, përfshirë objektin e ri me parkingje nëntokësore dhe hapësirat tjera, do t’i përmbushin të gjitha standardet e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkesave të operatorëve, për të ofruar shërbime sa më të mira.

Në emër të shoqatës së transportueseve Anamorava ka folur kryetari, Rexhep Sejdiu, i cili ka ofruar gatishmërinë e operatorëve për të dhënë kontribut në këtë projekt.