Lutfi Haziri viziton KBI’në për t’ua uruar Kurban Bajramin

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, duke e uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe të gjithë qytetarët.

“E urova kryetarin e KBI, Naim Aliu për festën e Kurban Bajramit, e me këtë rast ua uroj të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Lutemi çdo familje që ta ketë sofrën plot. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit. Uroj që haxhilerët e komunës sonë, në përmbyllje të farzit të madh të haxhit, të jenë shëndosh e mirë, duke e lutur Zotin që të kthehen në familje nga rruga e shenjtë si është më së miri”, ka thënë kryetari Haziri.

“Kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Këshillin e Bashkësisë Islame, edhe si komunitet e edhe me projekte në infrastrukturë për nevojat e besimtarëve. Do të vazhdojmë t’i koordinojmë punët në parimin e njëjtë, duke marrë pëlqimin nga KBI për çdo program të përbashkët për ta implementuar për interesat e besimtarëve”, ka shtuar Haziri.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e stome dhe për, siç tha, bashkëpunimin e mirë që e kanë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).