Lutfi Haziri viziton fabrikën e Kabit: Jemi krenarë me produktet dhe brendin që ia ka sjell Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me bartësin e listës fituese të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Isa Musliji dhe Drenushë Maloku, kanë vizituar fabrikën e prodhimeve dhe përpunimit të produkteve të qumështit Kabi, ku janë shprehur të impresionuar me pastërtinë dhe kushtet sterile në prodhim.

“Kabi është njëri prej prodhuesve që Gjilani dhe Anamorava krenohet si brend. Në fabrikën e Kabit, tash e 21 vjet punëtorët bartin maska, doreza e sterilizues, në mënyrë që produktet e qumështit të dalin me kualitetin më të lartë dhe sipas standardeve europiane. I falënderoj pronarët e Kabit, Femi Kastrati e Mitat Bixhaku dhe gjeneratën e dytë, të cilët e bartin biznesin që ka 40 punëtorë”, ka deklaruar Haziri.

Eco Higjiena

Ai ka theksuar se tradita e punës është sjell prej Zvicrës, ndërkaq si rezultat i prodhimeve të larta, e kanë fituar projektin e madh të Komisionit Europian, për zgjerimin e kapaciteteve.

“Bashkimi Europian e ka përmendur si shembull të mirë Kabin, të rritjes së kapaciteteve dhe kualitetit të prodhimit dhe jemi të lumtur e krenar për këtë të arritur”, ka thënë kryetari Haziri.