UBT

Lutfi Haziri viziton fabrikën Beltec, i përgëzon për sukseset në eksport në Zvicër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me nënkryetarin dhe shefin e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli, bartësin e listës zgjedhore, Avdyl Aliu dhe kandidaten për Asamble, Diana Toska, kanë vizituar fabrikën për prodhimin e pajisjeve të ventilimit.

Haziri me bashkëpunëtorët është mirëpritur nga pronari, Blerim Sherifi, i cili e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar.

Kryetari Haziri ka përgëzuar pronarin Sherifi për sukseset në eksport në shtetin zviceran.

Fundamenti

“Fabrika Beltec, e specializuar për prodhim të pajisjeve të ventilimit, ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në eksport, në Zvicër. E përgëzova pronarin, Blerim Sherifi, për sukseset dhe i rikonfirmova bashkëpunimin edhe në mandatin e ri qeverisës”, ka thënë Haziri.

#LDKGjilan #LDK160