UBT

Lutfi Haziri viziton “Don Bosko”, dhe uron Kërshëndellat

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar edhe nga stafi i tij dhe këshilltarë komunal, gjatë ditës ka vizituar Qendrën dhe Kolegjin “Don Bosko”, të cilëve përpos urimit për punë dhe angazhim në edukim, në emër të institucioneve të qeverisjes lokale, i ka uruar të gjithë qytetarët e besimit katolik festat e Kërshëndellave.

“Jam sot këtu që të vizitojmë nën shoqërimin e Don Domik Qerimit, qendrën kulturore dhe Kolegjin “Don Bosko”, për të përcjellur punën që bëhet këtu dhe angazhimin me nxënës të shumtë. Me rastin e festës së Kërshëndellave, uroj të gjithë besimtarët katolikë në emër të institucioneve të Komunës së Gjilanit, që këtë festë ta kaloni me gëzime, harmoni e lumturi në familjet tuaja, duke festuar me bereqetin që ka dhënë Zoti për njeriun në përgjithësi”.

Eco Higjiena

“Gjilani njihet si Komunë në nivel të gjithë Kosovës dhe më gjerë, që diversitetin e konsideron si vlerë për tolerancë ndërfetare dhe ndëretnike, andaj kjo festë është urim i të gjithëve për qytetarët e besimit katolik, sepse që të gjithë bashkërisht kemi dhënë kontribut në ditët më të vështira. Me këtë rast, i kujtoj dhe përkulem për sakrificën e madhe të martirëve të Karadakut që rezistuan dhe u sakrifikuan për dashurinë ndaj Zotit dhe Atdheut. Për shumë mot Krishtlindjet!”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/