Lutfi Haziri: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë si kristali

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, në emisionn Frontal në T7 ka thënë se është tejet i qartë aktgjykimi i Gjykatës Kushtuese i publikuar sot në lidhje me vendimin e Qeverisë për të kufizuar lirinë e lëvizjës për shkak të gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.

Gjykata Kushtetuese ia ka pranuar kërkesën Presidentin Hashim Thaci, duke e shpallur të pavlefshëm vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizës në Kosovë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Haziri thotë se ky vendim është i qartë dhe se Qeveria ditëve në vijim të mendojë se çfarë masa të tjera duhet të marrë për ta penguar përhapjen e pandemisë.

“Deri më 13 prill është mirë që Qeveria me dalë me një strategji. Deri atëherë ka kohë me u përmirësu. Është një vendim i qartë si kristali. Duhet me vazhdu me punu, të mos komentohen më sepse ka kush i komenton”, ka thënë Haziri, transmeton Gazeta Express.

Ai u ka kërkuar institucioneve qendrore që të koordinohen me vendime dhe masa të ndërmarra, sepse kryetari i Gjilanit thotë se po është pastaj e vështirë të vihen në zbatim nëpër komuna.

“Mos na coni ujë të trubullt ng qendrat vendimmarrëse”, ka thënë Haziri.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).