Fundamenti

Lutfi Haziri vazhdoi ciklin e debateve me strukturat e lagjeve të rezistencës, Dardania I dhe Dardania II

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e takimeve “LDK ju dëgjon” me strukturat në lagjet e rezistencës, Dardania I dhe Dardania II.

Në këto takime bashkëbisedimi ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i cili tha se lagjet e rezistencës për lirinë e shqiptarëve, Dardania I dhe Dardania II, mbeten krenaria jonë.

“Në këto lagje është organizuar rezistenca kombëtare, e dijes dhe e qenies së shqiptarëve. Falënderim kolektiv për banorët e “Dardania 1 dhe Dardania 2” sepse ne edhe jetën ushtarake, politike, kulturore e ekonomike, e kemi organizuar këtu. Faleminderit veprimtarëve të LDK-së, të cilët për 30 vjet kanë dhënë shumë për ditët e sotme”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Haziri ka shtuar se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar qytetarët tanë dhe hallet e kërkesat e tyre.

Edhe në këtë takim, është shfaqur interesim i madh i strukturave të Dardania I dhe Dardania II për të marrë pjesë në debat lidhur me zhvillimet politike në Komunë e në qeverisjen qendrore, veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmi i LDK-së dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.

Gjithashtu, në këtë takim u kanë dhënë përgjigje të gjitha interesimeve edhe përfaqësuesit të këtyre nëndegëve, Fidan Qerimi e Abedin Behluli, sikur edhe shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.