Hidromorava

Lutfi Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shprehur bindjen se në Gjilan çdo vit do të ketë vetëm ngritje të cilësisë së arsimit dhe të kushteve më të mira për punë dhe mësim.

“Është dita e parë e mësimit për këtë vit shkollor, por është edhe viti i parë i shkollimit për fëmijët të cilët janë ulur në bankat e shkollës për të nisur mësimin e shkronjave si hapa të parë të arsimimit dhe edukimit. Arsimi, vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes në Gjilan. Jemi të angazhuar për kushte më të mira, për mbështetje të fuqishme dhe për cilësi. Po punojmë bashkërisht që Gjilani të jetë edhe më tutje elitë sa i përket arsimimit dhe sukseseve në cilësinë e mësimit”, ka thënë Haziri, që ka shtuar vetëm me ngritjen e cilësisë, vendi ka suksese dhe zhvillim.

Uji Dea

“Vetëm me ngritje të cilësisë në arsim mund të kemi suksese dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjilani ka kapacitete, ka mundësi dhe punon që kuadrot që dalin nga kjo komunë të jenë konkurruese të fuqishme në tregun e punës kudo në Europë dhe gjetiu. Me këtë rast, dua të përmend sukseset që kanë treguar në veçanti shkolla “Thimi Mitko”, e cila nga sot fillon mësimin me dy ndërrime, sikurse edhe shkollën “Bajram Curri”. Urime dhe qoftë i mbarë për të gjithë ky vit shkollor”, ka shtuar kryetari Haziri.

Përndryshe, në vitin shkollor 2019/2020 në Gjilan mësimin do të ndjekin 17 mijë e 233 nxënës, prej tyre 12 e 573 nxënës nga klasa 1-9, në shkollat e mesme janë regjistruar 4660 nxënës, ndërkaq në klasën e parë janë regjistruar 1350 nxënës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.