UBT

Lutfi Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit shkollor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar sot shkollën fillore “Abdulla Tahiri” në Malishevë dhe atë “Abaz Ajeti” në Gjilan, duke iu uruar fillim të mbarë të vitit shkollor.

“I urova drejtorët, mësimdhënësit, personelin teknik dhe fëmijët dhe nxënësit e shkollës “Abdulla Tahiri” në Malishevë për fillimin e vitit të ri shkollor. Besoj shumë që është njëra prej vendbanimeve që e ka infrastrukturën e përgatitur.

Natyrisht që ne do t’i mbështesim në investimet e vogla që kanë mbetur. Përveç shkollës fillore, palestra e sportit duhet të mbushet me rekuizita dhe duhet të jetë e përgatitur në interes të nxënësve”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai shtoi se Malisheva po integrohet në zonën urbane dhe nga ana e qeverisë komunale trajtohet si njëra prej lagjeve dhe vendbanimeve më të mëdha, duke shfaqur besimin se edhe sivjet nxënësit e kësaj shkolle do të tregojnë rezultate të larta.

Mobi Casa

Haziri ka parë nga afër edhe investimet që qeveria komunale ka bërë në këto dy shkolla, duke u ndarë i kënaqur me cilësinë dhe duke premtuar edhe investime të tjera sipas nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Mesazhe urimi për nxënësit dhe arsimtarët me këtë rast patën edhe u.d. e drejtorit të Arsimit, Shqipe Haziri dhe drejtori i shkollës fillore “Abdulla Tahiri”, Rashit Sahiti.

Përndryshe, kryetari Haziri sot në mëngjes ka përuruar kampusin e shkollave të mesme, që është i pari në nivel vendi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.