FITORJA

Lutfi Haziri uron Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit kudo që jetojnë me rastin e festës së madhe myslimane.

Në urimin e tij thuhet:

“Uroj që kjo festë në përfundim të Ramazanit, agjërimit dhe sakrificës në emër të Zotit dhe me përkushtim të shërbej për të ndihmuar çdo familje në Gjilan. Solidariteti çoftë në çdo vend te të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë të tjerët, ata që nuk kanë mundësi dhe ata që janë në gjendje të rëndë e që u duhet ndihma e të tjerëve sot.

ARKATANA

Misioni i vetëm i këtij muaji të shenjtë dhe i festës së Fitër Bajramit, është solidariteti i plotë përmes urisë, përmes këtij përkushtimi dhe përmes ndarjes së të mirave të sofrës me të tjerët.

Uroj që çdo familje të ketë gëzim, begati, dashuri dhe të mira në jetë. Gëzuar Fitër Bajrami për të gjithë”, ka thënë në urimin e tij kryetari, Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.