GRANDEMALL

Lutfi Haziri: Unë dhe Shtabi i Emergjencave jemi vaksinuar me AstraZeneca, vaksinohuni e mos iu besoni teorive konspirative

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus.

Deri tani, kreu i Gjilanit bëri të ditur se janë vaksinuar mbi 12 mijë gjilanas, ndërkohë që bëri thirrje që të mos iu besohet teorive konspirative, duke bërë të ditur se edhe vet ai e Shtabi i Emergjencave janë të parët që janë vaksinuar me AstraZeneca.

“Unë dhe anëtarët e Komitetit, jemi të parët që jemi vaksinuar me AstraZeneca. Është vaksinë e sigurtë dhe mos iu besoni teorive konspirative. Deri tani mbi 12 mijë gjilanas janë vaksinuar dhe i ftoj edhe të tjerët që të aplikojnë dhe të shkojnë për ta marrë vaksinën. Është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Haziri bëri të ditur se deri numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është 147, derisa e fundit ishte një 81-vjeçare e cila e humbi betejën ditën e djeshme në QKUK.

Në këtë konferencë kanë bërë thirrje për vaksinim edhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF’së, Arbenita Hajdari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.