ARKATANA

Lutfi Haziri thotë se LDK mund të jetë befasia në zgjedhjet e vjeshtës, nëse ka unitet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se subjektin e tij e pret një reformë e thellë në të gjitah nivelet pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Haziri thotë se për herë të parë fitoi e majta ideologjike në Kosovë, ndërkohë që thotë se LDK duhet të fillojë me fitore të betejave të vogla që të kthehet në skenën politike.

“LDK duhet të hyjë në një proces reformues të pakthyeshëm, në të gjitha nivelet. Në këtë situatë nuk është e lehtë sepse për herë të parë e kemi humbjen historike dhe është hera e parë që e majta ideologjike e ka marrë besimin e popullit. LDK duhet të zhvishet nga enklavat politike, në kuptimin e kërkimit të shpëtimtarëve politikë. Ne do të luftojmë që t’i rikthejmë bastionet tona, por fitorja në Komunat ku kemi qenë edhe më herë fitues, domethënë fitore e betejave të vogla“, shkruan Haziri në një status në Facebook.

UBT

Ai thotë se LDK duhet të ruaj atributin e partisë urbane dhe shton se partitë nuk janë “fabrika të llafeve” teksa ka kërkuar të ndalet kultura e gjetjes së fjatorit.

“LDK duhet ta ruaj atributin e partisë urbane, duhet shtrihet fuqishëm në kuptimin e ndikimit të madh dhe të rikthehet kultura elitare politike. Fatkeqësisht, partitë tona janë ‘fabrika të llafeve’, ku vazhdimisht kërkohet fajtori për ta ‘gozhduar’. Kjo kulturë e të bërit me gisht duhet të largohet dhe të ndërtohet një logjikë uniteti. Jam i bindur se nëse punojmë me unitet, LDK do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të vjeshtës”, tha ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.