Fundamenti

Lutfi Haziri thotë se ka tendenca që Qeveria të bëjë “shtet policor”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, hezitoi të japë një qëndrim për draft statutin e ri të Asociacionit, duke thënë se nuk e ka parë dokumentin. Tha se ky dokument është parë vetëm nga tre njerëz: Lajçak, Kurti dhe Vuçiq. Megjithatë Haziri pranoi se dokumenti është ndarë me disa njerëz.

“Unë nuk jam një prej atyre që e kam parë dokumentin , jam njëri prej atyre që më është thënë me gojë në parime, jo në tërësi”, tha Haziri.

UBT

“Nuk kam thënë unë populli i Kosovës ka me u shoku, kam thënë besimtari majtist . Majtisti më i madh sot aktivisti i PSD-së, i del deputetit të Vetëvendosjes i thotë më ke tradhtu duke pirë kafe, sepse ai është besimtar , ai ka besu para tre vjetëve…u dalë iu ka thënë tre deputetëve s’po të vjen marre me ke tradhtu …për këtë kategori të besimtarëve që nga 2015, 2017 ka besu që kjo që ndodh : po bëhet Republika Serbska, hegjemonizmi serb po zgjerohet, kemi me humb këtë …jo për qytetarin, jo për popullin e Kosovës, sepse nuk ka me qenë shokante për të , ai e merr e lexon, e analizon edhe fillon me imagjinu në praktikë qysh zbatohet… edhe atëherë e gjen mesin me bë një vlerësim pse me bë qëndrim politik. Për atë besimtarin unë kam thënë se kur ta merr ta lexon ai është një fakt që na ka ndodhur çdo marrëveshje që po vjen po vjen më e keqe se ajo, kjo e fundit është me e keqe se Edi Ramës”, tha Haziri. /rtv21