FITORJA

Lutfi Haziri takon taksistët e kompanisë “Shaqa”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar në mbrëmje taksistët e kompanisë “Shaqa”.

Pronari i këtij biznesi, Haki Shaqiri, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe respektin që ka treguar duke i takuar taksistët, sikur që e ka përgëzuar për punën gjatë katër viteve.

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka informuar taksistët për projektet e mëdha infrastrukturore, ndërkaq ka premtuar vendparkingje për të operuar suksesshëm.

GRANDEMALL

“Po ju konfirmoj se jemi duke punuar në hapjen e korridoreve dhe ndërtimin e infrastrukturës në rrugët e qytetit. Hyrje-daljen Gjilan-Bujanoc tashmë e kemi përfunduar, ndërkaq atë Gjilan-Livoç i Ulët jemi duke e bërë. Jemi në prag të nënshkrimit të kontratës dhe do të filloj puna në ndërtimin e rrugës katër korsi nga tuneli e deri tek penda e Livoçit të Epërm. Po ashtu, ne do të bëjmë vendparkingje sa më të mira për taksistët, në mënyrë që t’ua lehtësojmë sa më shumë punën”, ka deklaruar Haziri.

Haziri tha se kjo kompani është storie e suksesit, duke krijuar qindra vende pune dhe duke u mundësuar qytetarëve që t’i mbajnë familjet e tyre./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.