Fundamenti

Lutfi Haziri takohet me Nagip Arifin: Qeveria duhet ta rishikojë urgjentisht vendimin për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës Lindore

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Nënkryetari i LDK – së në nivel qendror dhe i Degës në Gjilan, Lutfi Haziri, ka takuar sot kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

“Takim vëllazëror me kryetarin e Komunës së Bujanocit, mikun tim Nagip Arifi.
Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit mes nesh, në veçanti për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Bujanocit e Kosovës Lindore, në kohën e masave anti-Covid-19 në Kosovë.

RCCOLA

Vendimi i qeverisë për futjen e vëllezërve tanë të Kosovës Lindore në Republikën e Kosovës duhet të rishikohet në mënyrë urgjente.

E falënderoj mikun tim, Nagip Arifi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për angazhimin e madh për fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore!”, tha nënkryetari i LDKse, z. Lutfi Haziri./rajonipress/