UBT

Lutfi Haziri takohet me komandantin e KFOR-it për regjionin juglindje

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune Komandantin e KFOR-it në Kosovë, për regjionin juglindje, kolonel Nicola Perrone, me të cilin kanë folur për sigurinë publike në përgjithësi, duke përfshirë edhe bashkësitë etnike gjendjen e sigurisë së qytetarëve dhe njëkohësisht kanë konfirmuar angazhimin e përbashkët në projekte që kanë synim përfshirjen komunitare.

Kryetari Haziri ka njoftuar kolonelin Perrone për gjendjen aktuale në Komunën e Gjilanit, bashkëpunimin që kanë me organet e sigurisë, pastaj përkushtimin në punën e përbashkët në arsim, shëndetësi, kulturë dhe nëpër të gjitha lagjet dhe fshatrat e Gjilanit.
“Në Gjilan gjendja e sigurisë është e qetë dhe jemi të koordinuar në nivelin më të lartë të mundshëm me të gjitha institucionet në nivelin lokal për të garantuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët. E njoftova, gjithashtu, se edhe të gjitha bashkësitë e ndryshme etnike që jetojnë në Gjilan, sikurse që edhe bashkësitë fetare trajtohen në mënyrë të barabartë që nga projektet e deri te vizitat dhe përkushtimi ditor”, ka thënë kryetari Haziri.

UBT

Komandanti, kolonel Nicola Perrone, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe angazhimin e treguar në trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it është ruajtja dhe siguria e qytetarëve në bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit, duke përfshirë edhe angazhimin e komunave, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës dhe FSK-në. /rajonipress/