Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Swiss Hospital ka bërë që shumë pacientë të mjekohen këtu dhe të mos shkojnë në Tiranë, Shkup e gjetiu

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kandidatin për Asamble, Bashkim Bislimi, ka vizituar Swiss Hospital, ku janë mirëpritur nga pronari, Sevdail Kastrati.

Kryetari Haziri ka falënderuar Kastratin për investimin e madh, duke thënë se ndikuan që shumë pacientë të mjekohen në Gjilan dhe të mos shkojnë në Tiranë e Shkup.

“Swiss Hospital investim që erdhi nga Fraiburgu i Gjermanisë, nga familja Kastrati, ka bërë që shumë pacientë të mjekohen këtu dhe të mos shkojnë në Tiranë, Shkup e vende tjera. Këtu u sollën specialistë nga vendi dhe jashtë Kosovës. I falënderoj për punën e madhe që kanë bërë, në veçanti në kohën e pandemisë. Swiss Hospital është njëri prej shembujve të zhvillimit të shëndetësisë në sektorin privat”, ka thënë kryetari Haziri.

RCCOLA

Ndërkaq, pronari i Swiss Hospital, Sevdail Kastrati, ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur në vazhdimësi, për të mirën e përgjithshme.

#LDKGjilan #LDK160