ARKATANA

Lutfi Haziri sulmon fort Vjosa Osmanin: “Nusja e Preshevës po shet men te Boletini i Kosovës”

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka sulmuar rëndë deputeten e partisë së tij, Vjosa Osmani, e cila sot bashkë me bashkëpartiakët e saj deputetë, Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli, ka vizituar kullën e Isa Boletinit në Boletin të Zveçanit, prej ku ka dërguar mesazhe kundër atyre që duan të shkëmbejnë territoret e Kosovës.Deputetja Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në kullën e Isa Boletinit, komuna e Zveçanit, në veri të vendit, pamë sërish dëshmitë e përpjekjeve shekullore për liri, të bartura brez pas brezi në trojet e të parëve tanë, të cilat sot po bëhen pjesë e pazareve të rrezikshme dhe luftë-nxitëse. Këta gurë janë dëshmi e qëndresës sonë, dhe ky vend, ashtu siç bëri historinë në të kaluarën, do e vërtetojë sërish se Kosova nuk ka tokë për t’i dhënë Serbisë”.

Ndaj postimit të deputetes Osmani ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili përkrah idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me bashkëpartiaken e tij, duke thënë se “Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”.

Postimi i plotë i Hazirit:

GRANDEMALL

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi.

Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën.

Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!

Ndërsa Vjosa Osmani ka thënë se “Fjalimet dhe dëshirat e Vuçiçit, njëjtë si dhe të mentorëve të tij Milloseviç e Sheshel (por edhe të disave në Kosovë) për këto toka, ishin dhe do të mbeten vetëm ëndërra të papërmbushura dhe asgjë tjetër”./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.