FITORJA

Lutfi Haziri: S’kam qenë as për gjuhën e Kurtit në Kuvend, s’jam as për këtë të përdorur nga Haradinaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte në burg.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyru me majt pushkën në dorë me luftu për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe”, tha Haradinaj.

E lidhur me këtë, në një intervistë në Kanal 10, ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, njëherësh Kryetar në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri.

ARKATANA

Ai tha se asnjëherë s’ka qenë pro gjuhës së përdorur ndër vite nga Albin Kurti në Kuvend, e as tash nuk pajtohet me gjuhën e përdorur nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj kreut të ekzekutivit.

“Nuk kam qenë asnjëherë për gjuhën e Kurtit në parlament, as për gjuhën e përdorur sot nga Haradinaj. Ne kemi dështu m’i kriju iniciative të tilla për dosje, s’kemi dosje, p.sh. sa ka qenë Haziri në burg e kështu me radhë. Ne kemi qenë robër lufte, të burgosur politikë”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.