Fundamenti

Lutfi Haziri shijon ëmbëlsirën në vendin ku shërbejnë veç gjana t’mira Bab e Babagjysh – KIMI

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Drenushë Maloku e Valdrin Halimi, kanë vizituar pastiqerinë ndër të parat në Gjilan – KIMI – Cafe & Cake House.

Haziri ka falënderuar pronarët, vëllezërit Shkëlzen dhe Visar Azizi, për brendin që ia kanë sjell Gjilanit.

Uji Dea

“Kënaqësi me qenë në vendin ku shërbejnë veç gjana t’mira Bab e Babagjysh, prej vitit 1960. Organizimi, shërbimi, enterieri, mirësjellja e gjithçka tjetër të bëjnë me u ndi si n’shpi tande. Aty ku shijohet magjia e produkteve ma të ambla. Faleminderit KIMI – Cafe & Cake House për brendin që ia keni sjell Gjilanit tonë. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen në forma të ndryshme edhe në këtë mandat që po hyjmë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, pronarët e pastiqerisë KIMI, vëllezërit Shkëlzen dhe Visar Azizi, kanë shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Haziri, për mundësitë e mëdha dhe lehtësirat që u ka ofruar bizneseve, me investimet në infrastrukturë.