Fundamenti

Lutfi Haziri: Së shpejti fillojmë me ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llashticë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe kandidat i LDK’së për edhe një mandat qeverisës në këtë komunë, gjatë vizitës së sotme që i ka bërë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka konfirmuar se së shpejti do të nis ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llashticë.

“Sot pamë përgatitjet dhe angazhimet që ka QKMF në këtë fazë. Ne jemi në fazën e vlerësimit dhe vendimeve buxhetore për vitin e ardhshëm dhe konfirmova mbështetjen për QKMF për përfundimin e ndërtesës së re për ta përfunduar në mënyrën më të mirë dhe e paralajmërova se së shpejti do të nis ndërtimi i QMF në Llashticë”, ka thënë Haziri, i cili ka marrë vaksinën kundër grupeve si mesazh sensibilizimi për të gjithë qytetarët.

“Jemi në fazën e sensibilizimit të vaksinimit dhe tashmë 6 mijë doza janë në Gjilan. I lus të gjithë ata që kanë ndjeshmëri ndaj gripeve, të lajmërohen në të gjitha shërbimet ambulantore në qytet dhe në fshatra”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Kryetari Haziri ka thënë se shëndetësia primare ka qenë dhe vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes edhe në katër vitet e ardhshme.

“Ne i kemi përfunduar investimet në infrastrukturë në të gjitha qendrat mjekësore në qytet dhe fshatra, i kemi shtuar shërbimet, sikur që e kemi rritur numrin e kuadrit profesional. Ndërkaq, kemi ofruar pesë shërbime në terren, ndihma e shpejtë 24 orë, shërbiomi i vaksinimit, vizita shtëpiake për përkujdesjen e nënës dhe fëmijës në familje, shërbimi i patronazhës në dy ndërrime, pesë ditë në javë dhe kontrollat sistematike të nxënësve në tri vitet e fundit”, ka shtuar Haziri.

Nga ana e tyre, personeli shëndetësor dhe përgjegjësit e QKMF dhe QMF “Dardania”, kanë falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesin e veçantë për shëndetësinë primare./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.