FITORJA

Lutfi Haziri: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha organizuan kryengritjen e parë shqiptare në Kodrën e Trimave

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me ndezjen e Flakadanëve te Varrezat e Dëshmorëve dhe në Platonë e Teatrit të Qytetit, në Gjilan është bërë hapja solemne e Manifestimit Tradicional “Flaka e Janarit 2021”.

Në hapje të edicionit të 30-të jubilar, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, tha se në këtë pikë të lartë ku krenaria e qytetit tonë shënon “Lapidarin e Lirisë”, ku qindra burra e gra janë të shënuar në pllakën e krenarisë, ku heronjtë e kombit i bëjnë roje lirisë, sivjet shënojmë edicionin e 30-të të “Flakës së Janarit”, manifestim kulturor i cili tash e tri dekada me radhë në Komunën e Gjilanit dhe hapësirën mbarëkombëtare shënon respektin për veprën, heroizmin dhe shpirtin e bardhë të heronjve të cilët i dhanë Kosovës lirinë.

“Rexhep Mala e Nuhi Berisha në këtë natë të 30 viteve më parë, në Kodrën e Trimave në Prishtinë shënuan kryengritjen e parë të shqiptarëve për të qenë të barabartë, të lirë dhe të bashkuar. Sonte familjet Mala e Berisha, sikurse çdo vit, ndiejnë krenarinë e madhe dhe dhimbjen në të njëjtën kohë, pasi i dhanë kombit e atdheut më të dashurit e tyre, për t’i gëzuar miliona shqiptarë me lirinë e Pavarësinë në Republikën e tyre”, tha Haziri.

Haziri potencoi me këtë rast se ky vit shënon vitin e Kadri Zekës, i pari ndër gjithë ne të gjallët, dhe i pari ndër heronjtë, i cili u organizua, u kryengrit, u detyrua që nga mërgimi të punojë për atdhe, u ndalë në mënyrë tinëzare në acarin e ftohtë të janarit, ndaj shënon gjithë atë rresht të gjatë të heronjve të Anamoravës që kombit i dhanë nderin.

Për më tepër, kryetari Haziri shtoi se këtë vit heroi Kadri Zeka do të zbarkojë në bronz në qytetin e tij, aty ku u rritë e u kalit dhe u bë ideolog i mijëra luftëtarëve e aktivistëve, si dhe veteranëve që sot i kujtojmë deri në përjetësi.

ARKATANA

Komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, në emër të bashkëluftëtarëve, tha se Rexhep Mala e Nuhi Berisha, para 37 vitesh i kanë parapri Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, e brumosur dhe e mbushur me bijtë e bijat më të mira të vendit, idealistë si Rexhep Mala e Nuhi Berisha, do të angazhohen më pas për të luftuar dhe fituar lirinë.
“Kjo natë e sotme para 37 vitesh ishte edhe pikëllim, edhe një sinjal për kryengritje të popullit tonë për Liri e Pavarësi. Rexhap Mala e Nuhi Berisha, sikurse Kadri Zeka e Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, ishin paraprijësit e një lufte të drejtë të popullit tonë, e cila u fitua kundër armikut”, tha Isufi.

Në emër të familjes Mala e Berisha, të pranishmit i ka përshëndetur e falënderuar, Betim Berisha, nipi i heroit Nuhi Berishës, i cili ka theksuar se si familje ndihen të nderuar me përkushtimin e institucioneve, të cilat çdo vit sjellin risi në strukturën organizative të tërësisë së manifestimit “Flaka e Janarit”.”

Manifestimi shumë kulturorë mbarëkombëtar “Flaka e janarit 2021”, këtë vit është parapa të mbahet me aktivitete të larmishme kulturore në nderim të heronjve e dëshmorëve, ndërsa aktivitetet e gjithëmbarshme do të organizohen në harmoni të plotë me rekomandimet e institucioneve qendrore, nën masat e parapara mbrojtëse nga pandemia “Covid-19”.

Shih për këtë Komuna e Gjilanit dhe DKRS janë mobilizuar që aktivitetet e tërësishme të “Flaka 2021”, t’i regjistrojnë për t’ua sjellë artdashësve dhe qytetarëve në përgjithësi, përmes mënyrave alternative, të xhiruara e distribuara në media lokale e nacionale, pasi numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar.

Flakadanët në Kodrën e Dëshmorëve dhe në Teatrin e Qytetit, do të qëndrojnë ndezur 20 ditë me radhë, nga sot deri më 31 janar, sa do të zgjasë manifestimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.