Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Rënia e infeksionit me COVID-19 në Gjilan nuk lejon komoditet, edhe më tutje po luftojmë me të panjohurën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se numri i infeksionit me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 97 raste aktive.

“Sipas vlerësimeve tona kemi 97 raste aktive me COVID-19 në Gjilan. Është rënie e pritur fal menaxhimit të institucioneve tona. U shprehim ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit. Edhe më tutje po luftohet me të panjohurën. Ulja e numrit të infeksionit nuk është numër që lejon komoditet. Festat familjare mund të kenë rritje të infeksionit që është vlerësimi i shtabit emergjent”, ka thënë Haziri në konferencën për media pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Haziri ka apeluar qytetarët që t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën.

“Mos pranoni shërbime dhe mos jepni shërbime pa masa mbrojtëse. Apeli im i dytë është që të gjitha lokalet e gastronomisë t’i shtojnë masat, t’i shtrëngojnë masat, që të mos pëlcasin burime të reja të infeksionit. Bashkë me Policinë dhe inspektoratin do të reagojmë në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë Haziri.

Ai ka kërkuar që rastet e dyshimta me simptoma për virusin të lajmërohen te mjeku, në mënyrë që të parandalohet infeksionit në masë.

Hidromorava

Kreu i Gjilanit, po ashtu, tha se nëse e përballojmë janarin me numër të vogël dhe pa raste të vdekjeve, atëherë po hyjmë në muajin e shpresës.

“Meqë e kemi në ardhje vaksinën, të luftojmë bashkë për t’i mbrojtur njerëzit tanë”, shtoi Haziri.

Në konferencën për media, kanë dhënë mesazhet e tyre edhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Arbenita Hajdari.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është kjo: nga 8002 mostra, 3097 kanë rezultuar pozitivë, 2907 janë shëruar, 96 e kanë humbur betejën, raste aktive janë 97, të hospitalizuar janë 26 pacientë dhe 70 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.