GRANDEMALL

Lutfi Haziri: Ramadan Mehmeti është letërnjoftim i librit gjilanas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar të “Javës së Bibliotekës”, ku edhe është përuruar edhe këndi i librit të autorit Ramadan Mehmeti.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot në objektin e ri të bibliotekës, po shënojmë me aktivitete të ndryshme javën e bibliotekës. Është dhurata e çmuar e autorit Ramadan Mehmeti, që e ndanë një pjesë të rëndësishme me të gjithë ne. Kudo që kam shkuar si pjesë e gjeneratës së mesme, kam promovuar me krenari Ramadan Mehmetin, si letërnjoftim të Gjilanit. Mehmeti së bashku edhe me Beqir Musliun, që padrejtësisht ka ikur herët nga kjo jetë, prapa kanë lënë vepër të madhe në letërsi dhe publicistikë në përgjithësi. Këta tek të gjithë lexuesit nëpër botë, kanë lënë emrin e tyre në kujtime të pashlyera të librit. Është nder i veçantë që për së gjalli, autori Mehmeti i ka lënë lexuesve gjilanas një pasuri të madhe të librave dhe titujve të rëndësishëm për trajtim edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se mbështetja e autorit është e nevojshme edhe në të ardhmen, sikur edhe deri më tani.

Fundamenti

Kurse Ramadan Mehmeti, i cili është një humanist i madh nga fusha e librit, sepse vetëm gjatë vitit të kaluar ka shpërndarë rreth 10 mijë libra nëpër trojet shqiptare, ka lexuar një pjesë të librit që i kushtohet moshës së pleqërisë.

Mehmeti, po ashtu ka konfirmuar angazhimin e mëtutjeshëm për librin dhe për botimet e ardhshme që do të jenë kontinuitet i përditshmërisë së tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.