UBT

Lutfi Haziri pritet ta zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Lutfi Haziri sipas të gjitha gjasave pritet të jetë kandidati zyrtar nga radhët e LDK-së në Gjilan për kryetar komune. Mbetet shumë mister angazhimi i Arbër Ismajlit për javë të tëra. Lutfi Haziri nuk do ta ketë të lehtë përballjen edhe pse është favoritë në raport me kandidatët e tjerë.

Lutfi Haziri më në fund ka vendosur që të jetë kandidati i vetëm nga LDK-ja për kryetar të komunës së Gjilanit. Haziri gjatë gjithë kohës ishte shprehur se “do e vlerësojë momentin” nëse do të jetë kandidatë dhe në anën tjetër vazhdimisht e nxiste Arbër Ismajlin që të hyjë në garë.

Por situata ndryshojë ditëve të fundit. Ishte Valentina Bunjaku Rexhepi ajo që vazhdimisht shprehej në favor të kandidaturës së Lutfi Hazirit dhe asnjëherë nuk e përmendte Arbër Ismajlin, me të cilin nuk flet ka një kohë të gjatë.

ARKATANA

Në anën tjetër Arbër Ismajli dilte në teren, punonte me ekipet e LDK-së, me nëndegët dhe aktivistët e shumtë. Krijoi një simpati pozitive edhe nga qytetarë jashtë subjekteve politike dhe ende mbetet mister pse tërë kjo “joshje” dhe në fund Arbër Ismajli qitet nga loja.

Sidoqoftë Lutfi Haziri do ta ketë një garë të vështirë për të fituar edhe një mandat, por jo të pamundur. Madje në krahasim me kandidatët e tjerë Lutfi Haziri vazhdon të mbetet favorit edhe pse balotazhi mund ta fundos keq, meqë PDK mund ta votojë kandidatin e LVV./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.