FITORJA

Lutfi Haziri pret në takim veprimtarin dhe kryengritësin për të drejtat e shqiptarëve, Ibrahim Arifi

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim veprimtarin dhe kryengritësin për të drejtat e shqiptarëve, Ibrahim Arifi.

Haziri e ka falënderuar Arifin për kontributin e tij 60-vjeçar dhe të familjes Arifi, në mënyrë që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe të bashkuar.

Kreu i Gjilanit tha se është rast unikat që babai e merr pushkën e djalit të vrarë dhe i bashkohet luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, siç ka ndodhur me nipin e tij, Skifter Arifi, i cili ra dëshmor dhe luftën e vazhdoi babai i tij, veprimtari i madh, Milazimi.

Hidromorava

Ndërkaq, veprimtari për çështjen kombëtare, Ibrahim Arifi, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për pritjen, kontributin e tij për lirinë e shqiptarëve dhe vlerësimin, nderimin dhe kujdesin e përhershëm që ka pasur për familjen Arifi dhe për figurën e kolosit të shqiptarëve, Idriz Seferi.

Në fund, veprimtari Arifi ia dhuroi kryetarit Haziri librin e tij “Kujtime jete”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.