UBT

Lutfi Haziri pret në takim ambasadorin amerikan, Philip Kosnett

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Ka filluar sot vizita e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili gjatë ditës po qëndron në Gjilan.

Fillimisht, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ambasadorin Kosnett kanë vizituar Policinë Regjionale, ku kanë përuruar projektin e dhomës operative të kamerave, ndërkaq më pas e ka zhvilluar një takim në zyrën e tij.

RCCOLA

Ndërkohë, në ora 14:30, kryetari Haziri dhe ambasadori amerikan Kosnett, vizitojnë gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, ku më pas do të ketë prononcim për media./rajonipress/