ARKATANA

Lutfi Haziri pret në takim aktoren e re të Hollywood’it, Eloise Kosumi

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim aktoren më të re të Hollywood’it, gjilanasen Eloise Kosumi, e cila së fundmi pati mundësi të luajë në filmin Smookers”, të regjisorit Louis Mandylor dhe producentit Peter Organ.

Pas takimit me Hazirin, vogëlushja gjilanase e cila është nxënëse e klasës së tretë të shkollës “Rexhep Elmazi” në Gjilan, ka treguar për eksperiencën e saj të parë në një film hollywoodian.

“Jam ftuar në tre filma të Hollywood’it për të luajtur. Filmin e parë që kam xhiruar është “Smookers” me aktorët Costas Mandylor, Nik Goldman, Peter Organ, Harmini, Louis Mandylor, Paky Parisi. Roli im aty është i engjullit, i cili është i vetmi rol pozitiv”, ka thënë vogëlushja Eloise, pas takimit me kryetarin Haziri.

FIDANISHTJA

E kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha para gazetarëve që ta mbajnë në mend të emër.

“Eloise është krenaria e Gjilanit. I falënderoi prindërit e saj, Florën dhe Fatmirin, të cilët tregojnë se kudo që jetojnë fëmijët, mund të depërtojnë, falë edukimit dhe mbështetjes. Me të gjitha mundësitë tona si Komunë, do t’i qëndrojmë afër aktores së re. Mezi po presim ta shohim filmin e saj të parë”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.