UBT

Lutfi Haziri: Prej sot, roje lirisë së Kosovës i bënë edhe kolosi i Karadakut, Idriz Seferi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një ceremoni të paparë deri më tani në Gjilan, kryetari Lutfi Haziri, i ka bërë bashkë udhëheqësit politik të të gjitha trojeve të shqiptare, ku së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Shqipërisë, Ilir Meta, kanë bërë zbulimin e shtatores gjigante të Heroit të Kombit, Idriz Seferi.

Kreu i gjilanasve, që është edhe kreatori kryesor i vendosjes së shtatores, tha se prej sot roje lirisë së Kosovës i bënë edhe kolosi i Karadakut, i cili luftoi tërë jetën për lirinë e shqiptarëve.

“Pas Agim Ramadanit dhe heronjve e dëshmorëve tjerë, prej sot i bën roje lirisë së Kosovës dhe kolosi i Karadakut. I falënderoj dy presidentët për ardhjen në Gjilan dhe vlerësimin e figurës së kryengritësit më të madh të shqiptarëve. Ne sot i përkulemi të gjithë kryengritësve të Karadakut e Gollakut, Gjilanit e Anamoravës për kontributin e madh për çlirimin e Gjilanit, e çlirimin e Shkupit dhe gjithë atë kryengritje që shqiptarët t’i kenë të drejtat e tyre”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

“Tash e tutje 27 nëntori është dita e Idriz Seferit dhe ne do ta shënojmë si rikthimin i tij nga Karadaku. Urime 105-vjetori i pavarësisë së shqiptarëve. Urime 105 –vjetori i rikthimit të Heroit të Kosovës dhe Nderit të Kombit”, ka shtuar Haziri.

Ndërkaq, presidentët Thaçi e Meta e vlerësuan lartë figurën e Idriz Seferit, duke thënë se ai u shqua për guxim, trimëri dhe gatishmëri për sakrificë, ashtu sikurse edhe burrat e mëdhenj të asaj kohe. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.