FITORJA

Lutfi Haziri “pranon” se e ka uzurpuar LDK-në

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deklaratat e Shefqet Dibranit, ku akuzonte për uzurpator të LDK –së disa individë, nga kjo forcë politike, ka çuar në reagimin e kryekomunarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari i Gjilanit dhe anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur Shefqet Dibranit, pas akuzave që ky i fundit i bëri në drejtim të tij.

Mobi Casa

Dibrani, kryetar i LDK-së në Zvicër, tha se LDK-ja është uzurpuar nga Isa Mustafa, Lutfi Haziri dhe disa të tjerë. “Tashmë uzurpatorët e LDK-së ,dihen publikisht, por është mirë të thuhet se Isa Mustafa, Ismet Beqiri, Lutfi Haziri, Agim Veliu e disa të tjerë e kanë ndërtuar rrjetin e vet ,që do t’ia kishte lakminë edhe organizata famëkeqe SHIK”, ka thënë Dibrani.

Ndërsa, Lutfi Haziri në një prononcim për InfoPress, tha se i vjen keq për Shefqet Dibranin, ndërsa ka kundërshtuar cilësimin e bërë nga Dibrani, si uzurpator i LDK–së.
“Më vjen keq për Shefqet Dibranin! Unë, Lutfi H jetoj, punoj, veproj e angazhohem me LDK tash e 26 vjet në Kosovë, pikërisht në Gjilan. Jam i zgjedhur nga qytetarët gjithmonë dhe asnjëherë i emëruar. Familja ime jeton në Zurich nga 1969, por unë nuk e braktisa as Kosovën e as LDK-në. Falënderoj sinqerisht edhe për këtë vlerësim”, tha Haziri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.