Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Po kujdesemi 24 orë për mirëmbajtjen e higjienës publike

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tash e një javë, Komuna e Gjilanit ka filluar mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e hapësirave publike, që përfshihen rrugët urbane, rrugët e fshatrave, shenjëzimin dhe menaxhimin e higjienës publike.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka parë nga afër procesin, derisa ka njoftuar se është mandatuar Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërmarrja EcoHigjiena, operatori privat dhe Këshillat lokalë që të kujdesen për higjienën publike.

“Kujdesi ndaj higjienës publike, largimi i bërllogut, deponive ilegale dhe kujdestaria në deponinë regjionale të mbeturinave, është 24 orë e 7 ditë. Ftoj qytetarët për bashkëpunim me këshillat lokalë dhe drejtoritë përkatëse. Ky vendim ekzekutiv do të realizohet me përpikëri”, ka thënë Haziri.

Uji Dea

Ai njoftoi se janë larguar të gjitha reklamat ilegale, panotë politike e komerciale, pasi një gjë e tillë është e ndaluar në kohë pandemie.

Haziri ka kërkuar nga qytetarët që t’i largojnë veturat nga trotuaret sepse e pengojnë procesin pastrimit të rrugëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.