Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Personat me nevoja të veçanta i kemi trajtuar me moton ‘para ligjit dhe para Zotit të gjithë janë të barabartë’

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për edhe një mandat për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, në tryezën e organizuar nga shoqata Handikos, e ka prezantuar platformën e tij për vazhdimin e mbështetjes së kësaj organizate dhe personave me aftësi të kufizuara gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes.

Menaxheri i Handikos, Fatmir Shurdhani, e ka falënderuar kryetarin Haziri, për të cilin tha se ka ofruar kujdes të veçantë për këtë kategori, duke i subvencionuar me mundësitë buxhetore.

“Jam shumë i kënaqur që kryetari Haziri e ka respektuar memorandumin e mirëkuptimit, të nënshkruar në fillim të vitit 2014 dhe me subvencionet që na e ka ofruar Komuna na ka mundësuar që të funksionojmë shumë më mirë”, ka thënë Shurdhani.

FIDANISHTJA

Përveç që ka thënë se gjatë mandatit të kaluar këto kategori janë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë, kryetari Lutfi Haziri ka shfaqur zotimin se në mandatin e ri do ta ndërtojnë parkun që i kushtohet personave me aftësi të kufizuara.

Haziri tha se para Zotit dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë, duke thënë se me këtë moto ka funksionuar gjithmonë.

“Ky debat po i dedikohet personave me aftësi të kufizuara në javën e Shkopit të Bardhë. Para Zotit janë të gjithë të barabartë dhe me këtë moto kam punuar dhe kam besuar gjithmonë. Me të gjitha mundësitë tona i kemi mbështetur të gjitha kategoritë me nevoja të veçanta, duke përfshirë edhe kontingjentin e ndihmave. Të gjitha trotuaret do t’i rindërtojmë, për t’iu mundësuar qarkullim më të mirë”, ka thënë Haziri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.