Fundamenti

Lutfi Haziri: PDK s’është alternativë për bashkëqeverisje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e sheh zgjidhjen tek partneriteti me Partinë Demokratike të Kosovës. Anëtari i kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri duke folur në Info Magazine të Klan Kosovës tha se subjekti politik më i madh opozitar mbetet besnik i bllokut trepalësh.

“LDK kërkon alternativa jashta PDK-së për qeverisje. Ky është qëndrimi brenda partisë dhe unë nuk ndahem nga ata. Blloku ka konfirmuar unitetin dhe ne po shqyrtojmë tre opsione për ta menaxhuar krijimin e institucioneve. Se cilat janë këto opsione, do t’i shihni në vijim”, tha Haziri.

Haziri tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nuk ka mbyllur të gjitha dyert për bllokun, ndonëse është përgjigjur në mënyrë rigjide siç ka kërkuar PDK-ja.

FIDANISHTJA

“Nuk janë mbyllur të gjitha dyert. Blloku po shqyrton tre opsione të ndryshme të cilat i kemi si alternativë. LDK do ta ketë kryeparlamentarin dhe ne sbëjmë kompromis me këtë. Nuk jemi futur në këtë rrugë për tu tërhequr”, tha kryetari i Gjilanit.

Ai tha se vetë PDK-ja nuk do të duhet të insistojë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Nëse vazhdon të insistohet atëherë konfirmohet kapja e shtetit për fyti. Situata kërkon debllokim dhe PDK duhet të tërhiqet. Nuk duhet as të mendohet në korruptimin e deputetëve, për shkak se vetë mesazhi i kancelares gjermane Angela Merkel ishte i qartë për liderët e Ballkanit, se qytetarët janë të lodhur me korrupsion”, deklaroi anëtari i kryesisë së LDK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.