ARKATANA

Lutfi Haziri organizon koncert festiv për fëmijët e të gjitha komuniteteve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot janë tubuar në një vend, në koncertin festiv, fëmijët e të gjitha komuniteteve dhe të gjitha kategorive, ku bashkërisht kanë festuar nën performancën e Qendrës Kulturore dhe Artistike “Mollëkuqet”.

Ishte kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ai që ka bërë hapjen e këtij koncerti festiv të fëmijëve, duke uruar dhe përshëndetur të gjithë fëmijët në gjuhët e tyre për shëndet, harmoni të plotë dhe gëzime gjatë të ardhmes.

“Fëmijët janë shembulli më i mirë i shoqërisë sonë. Sot nën performimin e fëmijëve të QKA “Mollëkuqet” të gjithë bashkërisht po festojmë me këngë e valle për festat e fundvitit. Gjilani është shembull i tolerancës, i punës, i zhvillimit dhe i festës së përbashkët mes komuniteteve, shqiptarë, serb, rom e turq. Të festojmë së bashku për të ardhmen më të mirë të të gjithëve”, ka thënë kryetari Haziri.

ARKATANA

“Babadimri sot është një simbolikë e përbashkët për barabarësinë e të gjitha etnive dhe aftësive. Sot dhuratat e përbashkëta të fundvitit do të marrin edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, sepse të gjithë janë të barabartë në trajtimin që e bëjmë”, ka theksuar Lutfi Haziri.

Ndryshe, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve, prindër, përfaqësues të institucioneve dhe ata të KFOR-it./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.