FITORJA

Lutfi Haziri: Nuk do t’ia falim asnjë minutë dhe asnjë votë rivalëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Dega e Lidhjes Demokratike e Kosovës në Gjilan, menjëherë pas mesnatës ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit. Menjëherë pas hapjes së fushatës, i pari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka përcjellë selame të forta për rivalët. “Edhe njëherë nga Gjilani ju tregojmë të gjithë atyre që rrëzojnë qeveri sa herë duan dhe që për interesa të tyre partiake nxjerrin në Ramazan e Krishtlindje njerëzit në votime, se ne nuk i falim në këtë mision politik. Gjilanasit dhe mbarë Kosova nuk do t’ia falë asnjë minutë dhe asnjë votë”, tha Haziri.

Haziri ka nënvizuar se koalicioni LDK-AKR dhe të tjerët, është koalicion me qytetarët, për Kosovën, për integrime euroatlantike dhe koalicion, i cili, përfaqëson të ardhmen, vizionin zhvillimin dhe përfaqësimin qytetar më të sigurtë në Kuvend.

Haziri ka apeluar të gjithë qytetarët, veçanërisht votuesit e ri që të aktivizohen dhe të votojnë për Koalicionin e Besës dhe Shpresës, për ta zhvilluar vendin në të gjitha aspektet.

FIDANISHTJA

Krejt në fund, Haziri ka prezantuar kandidatët për deputetë nga radhët e LDK-së dhe aleatëve, për të cilët tha se janë padiskutim më të mirët dhe janë njerëz të dëshmuar e të pastër si loti.

Përndryshe, nga radhët e LDK-së në Gjilan garojnë për pozitën e deputetit, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi, përderisa nga koalicioni garojnë: Avdil Halimi, Ismet Hajdini, Labinotë Demi Murtezi dhe Selvete Shurdhani thuhet në njoftimin e LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.