FIDANISHTJA

Lutfi Haziri nënshkruan kontratën për rindërtimin e Stadiumit të Qytetit, kosto 6.2 milionë euro

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sikur që edhe ka paralajmëruar ditë më parë, ka nënshkruar sot kontratën për investimin e projektit të Stadiumit të Qytetit i cili kap vlerën e përgjithshme prej 6.2 milion euro.

“Projekti i stadiumit të qytetit po nis ashtu siq edhe kemi planifikuar në planin e investimeve të Komunës së Gjilanit. Investimi i tij i përgjithshëm është në vlerë prej 6.2 milionë euro. Sot kemi nënshkruar vetëm faza e parë e cila është në vlerë prej mbi 3.1 milionë euro, gjithashtu edhe faza e dytë është e planifikuar që të investohet në vlerën prej rreth 3.1 milionë, që do të thotë se Gjilani përfundimisht po hynë në mesin e qyteteve me stadium modern dhe me standarde të sportit sipas UEFA-s dhe FIFA-a”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se ky stadium në të ardhmen e afërt do të pres ekipe me renome në nivel evropian dhe më gjerë.

Eco Higjiena

“Gjilani ka traditë të futbollit dhe ky projekt do të jetë krenari e madhe e qytetit dhe e sukseseve të klubeve sportive të cilat i falënderoj për punën dhe angazhimin që po japin vazhdimisht”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

Nga ana e tij, në emër të kontraktorit ka folur Bajram Gashani, nga kompania “Al-Trade”, i cili është zotuar që puna rreth investimit të projektit do të realizohet në bazë të planit dinamik të punimeve të precizuar në këtë kontratë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.