Fundamenti

Lutfi Haziri në Gjilan, apelon qytetarët që të dalin masivisht në votime për t’i dhënë solemnitet e manifestim vendit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel qendror, njëherësh udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë, Lutfi Haziri, gjashtë vizitës në Shtabin e Degës, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin masivisht në votime për t’i dhënë solemnitet e manifestim vendit.

Fundamenti

“Nga vizita në Shtabin e Degës së Gjilanit, kuptova se dalja e qytetarëve deri në ora 11:00, është 8 për qind dhe krahasuar me zgjedhjet e fundit, është në trendin e njëjtë. Apeloj të gjithë qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe krejt Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të votimit për dalje sa më masive në zgjedhje. Kjo është dita juaj, kjo është dita e bardhë e Kosovës në të cilën ju e përcaktoni mandatin e ardhshëm të udhëheqjes së Republikës sonë. Me këtë vullnet, ju i zgjedhni deputetët dhe organet e reja të vendit. Mos e leni pa dalë që t’ia japim solemnitetin dhe manifestimin vendit tonë. Apeloj të qytetarët që të bashkëpunoni me organet e rendit dhe çdo parregullsi, çdo tendencë presioni dhe blerje votash, ta lajmërojnë në mënyrë që prokuroria dhe policia ta zbardhë procesin. Me fat!”, ka qenë mesazhi i kryetarit, Lutfi Haziri./rajonipress/