Hidromorava

Lutfi Haziri: Në 30-vjetorin e LDK’së, gjunjëzohemi për sakrificën e burrave dhe grave të Gjilanit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan sot po e shënon 30-vjetorin e themelimit të saj. Nënkryetari i LDK’së në nivel qendror, njëherësh edhe kryetari i Degës, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët, ka bërë homazhe tek busti i presidentit Rogova, që gjendet tek selia e LDK’së.

“30 vjet më herët, burra e gra të Gjilanit u takuan për ta themeluar lëvizjen më të madhe politike të kohës, e cila bashkoi shqiptarët pa dallim, në një lidhje të përbashkët, e cila në Gjilan ishte vazhdimësi e aspiratave shekullore për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka thënë Haziri.

Ai pohoi se prej sot e deri më 11 mars është Java e Bardhë e Gjilanit, ku do të ketë aktivitete në nder të kësaj historie të bujshme.

“30 vjet janë të mëdha sepse në këtë rrugë populli i Gjilanit, Anamoravës dhe gjithë Kosovës, nuk është ndarë, derisa të realizohet ëndrra për të qenë të lirë dhe të pavarur. Tashmë ky është fakt. Ne jetojmë në lirinë dhe pavarësinë e Republikës që e kanë ndërtuar këto gjenerata. U jemi mirënjohës dhe gjunjëzohemi për krejt atë sakrificë të njerëzve që nuk janë gjallë”.

UBT

“Disa u ndan nga jeta si vullnet i Zotit, disa në kryengritje ranë dëshmorë, të tjerët ishin viktima të sulmeve, burgosjeve, maltretimeve e torturave të okupatorit dhe krejt ajo plejadë e njerëzve të ndritshëm, sot na bëjnë nder sepse i gëzojmë këto ditë të bardha”, ka thënë Haziri, teksa ka falënderuar strukturat e sotme të partisë për kontributin e madh.
“I falënderoj të gjitha strukturat e sotme të LDK’së që e kanë mbajtur dhezë dritën dhe vullnetin që Gjilani të vazhdojë të udhëhiqet nga Lidhja e themeluar nga presidenti dr. Ibrahim Rugova, i cili mbetet themeluesi i edhe i Republikës dhe ikona që ka realizuar ëndrrat e kësaj popullate. Neve na mbetet që ta ndërtojmë lirinë për të gjithë, ta ndërtojmë pavarësinë dhe ta bëjmë të plotë për të gjithë dhe ta ruajmë demokracinë, që të jetë e barabartë për të gjithë”, ka deklaruar Haziri, pas homazheve.

Ndërkohë, nën organizimin e Forumit të Gruas së LDK’së në Gjilan, në ora 17:00, në hollin e teatrit të qytetit, organizohet aktiviteti “Sofra dardane”.

Ndryshe, më 4 mars të vitit 1990, është mbajtur Kuvendit themelues i LDK-së në Përlepnicë, duke zgjedhur organet e para drejtuese e demokratike, në krye të të cilave vjen profesori i sociologjisë, Musa Qerimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.