ARKATANA

Lutfi Haziri nderon me mirënjohje kryeinfermieren Sevdije Kryeziu për kontribut jetësor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka nderuar me mirënjohje kryeinfermieren Sevdiu Kryeziun, e cila ka shërbyer për 45 vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm.

Haziri e ka nderuar Kryeziun me motivacionin “Në nderim të kontributit profesional dhe për 45 vite në shërbim sekondar shëndetësor dhe përkushtim shembullor shëndetësor të dhënë për komunitetin.

FIDANISHTJA

Me të pranuar mirënjohjen, ish-kryeinfermierja tashmë në pension, Sevdije Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderin e madh që ia ka bërë dhe vlerësimin e lartë për shërbimin ndaj pacientëve./rajonipress/