Eko Higjiena

Lutfi Haziri nderon me mirënjohje Don Dominik Qerimin për kontributin në arsim dhe kultivimin e dialogut ndërfetar

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar drejtorin e shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, me rastin e përfundimit të misionit në këtë institucion.

Me këtë rast, kryetari Haziri e ka nderuar me mirënjohje Qerimin për kontributin në udhëheqjen e këtij institucioni, sikurse edhe për bashkëpunimin në kuadër të dialogut ndërfetar në Gjilan.

HW

“Don Dominiku është shembulli i njeriut që suksesin e bartë në institucion dhe komunitet të Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në “Don Bosko”, por edhe në komunën e Gjilanit. E falënderoj dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen”, ka thënë kryetari Haziri.

Drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në disa fusha në të mirë të gjilanasve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.