Eko Higjiena

Lutfi Haziri nderon me çmime e mirënjohje të veçanta, Xhafer Lecin, Nadire Zymberin e Bajram Spahiun

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë sot çmime e mirënjohje të veçanta për personalitetet që kanë dhënë për komunën në jetën publike, kombëtare, të komunitetit e biznesit. Me çmimin “Idriz Seferi” është nderuar veprimtari i çështjes kombëtare që jeton në mërgatë, Xhafer Leci, derisa me mirënjohje janë nderuar, Nadire Zymberi e Bajram Spahiu.

“Këtë çmim që mban emrin e heroit kombëtar Idriz Seferi, i kam ndarë Xhafer Lecit, i cili për 50 vite është i angazhuar dhe dalluar për kontributin e tij kombëtar, në Gjermani, Evropë dhe Kosovë, që shqiptarët të jenë të lirë, të pavarur dhe më të bashkuar. Leci edhe sot vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm në shumë iniciativa, duke përfshirë edhe aktivitete të ndryshme humane, solidare etj., për kushte më të mira të gjilanasve”, ka thënë kryetari Haziri.

“Mirënjohje falënderimi dhe mbështetjeje për tri dekada kam ndarë për një zonjë të veçantë, Nadire Zymberi, e cila përmes kompanisë “Menakon”, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm duke punësuar një numër të konsiderueshëm të stilisteve dhe dizajnereve dhe njëkohësisht ka qenë mësim për të gjithë kreatorët nëpër faza të ndryshme. Ishte kjo kompani që vazhdimisht ka mbështetur aktivitete të ndryshme kulturore në kuadër të rezistencës dhe jetës së vështirë që kemi kaluar”, ka thënë kryetari Haziri.

Mobi Casa

“Mirënjohje të veçantë kam përzgjedhur Bajram Spahiun, për kontributin e dhënë në të mirë të komunitetit, personave me aftësi të kufizuara dhe në jetën shoqërore, kryesisht për personat e verbër dhe me të pamur të dobësuar. Spahiu ishte vazhdimisht mbështetës dhe kërkues për kushte më të mira për bashkëqytetarët tanë, që jeta i ka sprovuar me shqisën e të pamurit”, ka potencuar Haziri.

Të dekoruarit, Xhafer Leci, Nadire Zymberi e Bajram Spahiu, kanë shprehur falënderimet e tyre për vlerësimin e kontributit dhe punës që kryetari Haziri ka bërë për ta, duke theksuar se është një shtytje edhe më e madhe që edhe më fuqishëm të punojnë në të ardhmen, sepse puna e tyre vlerësohet dhe nderohet në baza institucionale dhe kështu mundi i tyre spikatet në nivelin më të lartë në nivel të Komunës së Gjilanit./rajonipress/