Mobi Casa

Lutfi Haziri nderohet me çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Forumi mbarëshqiptar “Imazh&Media” i ka dhënë sot çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar” kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Hazirit ia ka dorëzuar çmimin kryetari i Forumi “Imazh&Media”, Astrit Memia, i cili shoqërohej nga një delegacion i përbërë nga të gjitha trojet shqiptare.

Kryetari i Forumit “Imazh&Media”, Astrit Memia, tha se ky çmim i jepet kryetarit Haziri për kontributin e dhënë që nga viti 1990 në të gjitha zhvillimet politike, shoqërore e kulturore të Kosovës.

“Sot ne gjendemi në Gjilanin e lirisë, luftës e vuajtjes, në Gjilanin e të ardhmes, në Gjilanin e vlerave jo vetëm të Kosovës, por në Gjilanin e vlerave kombëtare dhe globale. Forumi shqiptar “Imazh&Media” dhe “Imazhi Shqiptar” ka nderuar me çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar” kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është një ndër personalitetet që njihet nga brezi i vjetër i vuajtjes, nga brezi i mesëm dhe brezi i ri. Pra është një figurë që bashkon tre breza, i cili ka marrë pas vitit 1990 ka marrë pjesë në të gjitha zhvillimet politike, shoqërore e kulturore të Kosovës, siç e quajmë ne “Imazhi Shqiptar”, të Dardanisë”, ka thënë Memia.

Ai tha se kryetari Haziri është një simbol i prezantimit të vlerave të pushtetit lokal, duke shtuar se e ka bërë Gjilanin të njihet në Ballkan, Europë dhe në botë.

United Hospital

“Kryetari Haziri është një simbol, një model i punës, i paraqitjes dhe prezantimit të vlerave të pushtetit lokal se si mund të integrohen qytetarët në një pushtet dhe të ngrihet nga një Gjilan që e njeh një zonë e Kosovës, në një Gjilan që e njeh Ballkani, Europa dhe më gjerë. Pikërisht për personalitetin, vlerat, dhe kontributin që ka dhënë, Forumi shqiptar “Imazh&Media” me të gjitha degët e tij në trevat shqiptare e ka vlerësuar me çmimin “Imazhi shqiptar i politikanit vizionar”, ka shtuar kryetari i Forumi “Imazh&Media”, Astrit Memia.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se ndihet i nderuar për vlerësimin që ka bërë për të Forumi “Imazh&Media” për personalitetin e tij.
“Dëshiroj ta falënderoj Forumin shqiptar “Imazh&Media” për vlerësimin që ka bërë për mua personalisht, për Gjilanin dhe krahinën e Anamoravës, e cila po kalon sivjet një 70-vjetor të madh të dhimbjes dhe krenarisë për shkak të sakrificës së madhe të qytetarëve dhe kryengritësve, të cilët kanë bërë thirrje në emër të Zotit për liri e për komb. Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, Forumi shqiptar “Imazh&Media” ka nderuar disa personalitete shqiptare me çmime të ndryshme, ndërsa deri tash në fushën e politikës e ka nderuar kohë më parë vetëm një personalitet – Arbën Xhaferin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.