ARKATANA

Lutfi Haziri ndan 150 mijë euro për klubet sportive në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij punëtorët e sportit të Gjilanit dhe udhëheqës të klubeve sportive, të cilëve u ka dhënë konfirmimin për ndarjen e mjeteve financiare, prej 150 mijë euro për klubet sportive nga disiplina të ndryshme për të përmbushur planifikimin e tyre vjetor, në kuadër të Njësisë për Sport.

“Mjetet në vlerë prej 150 mijë euro, janë mjetet e dedikuara për klubet sportive të cilat veprojnë në Komunën e Gjilanit, në të cilën përfshihet edhe premia për Klubin e Futbollit “Drita”. Edhe në këtë shumë të mjeteve të ndara për sportin gjilanas, është futbolli ai që merr shumën më të madhe, derisa edhe klubet tjera marrin vlera të ndryshme financiare”

Uji Dea

“Sporti i Gjilanit përherë meriton më shumë, por kjo është shuma më e madhe e ndarë deri më tani për sportin në këtë periudhë kohore dhe pikërisht është sporti ai i cili na prezanton denjësisht në shumë vende të ndryshme brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.