Fundamenti

Lutfi Haziri mirëpritet nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bartësi i listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidati për Asamble, Sami Ahmeti, kanë vizituar sot shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, ku janë pritur nga Rashit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Xhevdet Mehmeti, kryetar i OVL UÇK-së.

Rashiti e Mehmeti e kanë falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj kërkesave të tyre, në veçanti, për mbështetjen me barna e për pagesë të qirave.

Kryetari Haziri, ndërkaq, ka falënderuar bartësit e shoqatave për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që e kanë pasur, derisa është zotuar se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë edhe në mandatin e ri.

FITORJA

“Sot vizitova Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët i falënderova për bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa u konfirmova mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe në mandatin e ri. Faleminderit Rashit Ymeri e Xhevdet Mehmeti dhe kryesive të dyja Shoqatave për pritjen. Zotohem për përkrahje ndaj familjeve të dëshmorëve në vazhdimësi”, ka thënë kryetari Haziri.

#LDKGjilan #LDK160

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.