Fundamenti

Lutfi Haziri mirëpritet nga banorët e Zhegocit e Verbicë të Zhegocit, e falënderojnë për realizimin e projekteve jetike

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidati për Asamble Komunale, Sami Ahmeti, janë mirëpritur nga banorët e Verbicës së Zhegocit. Banorët e kësaj ane, gjatë takimeve të ndara, kanë falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin e madh në realizimin e shumë programeve infrastrukturore në vazhdimësi, në veçanti për programet madhore – Autostradën dhe rrugën magjistrale tetë kilometërshe nga lapidari që çon në drejtim të Lipjanit.

“Përpos mbështetjes me anë të subvencioneve për fermerët e malësisë së Zhegocit e Verbicës së Zhegocit dhe projekteve tjera infrastrukturore, në këtë zonë është duke u ndërtuar edhe Autostrada e rruga magjistrale tetë kilometërshe që e lidh këtë pjesë me Lipjanin. Në këtë mënyrë, jetesa e banorëve të kësaj malësie po bëhet më lehtë dhe vlera e pronave tashmë është dukshëm më e lartë. Këto projekte nuk guxon t’i prek askush dhe unë do të jem kujdestar 24 orë e shtatë ditë”, ka thënë nga ana tjetër, kryetari, Lutfi Haziri.

Uji Dea

Haziri bëri të ditur se në pjesë kanë mbetur edhe disa projekte të vogla të rrugëve, sikur edhe një renovim i një pjese të shkollës në Verbicë të Zhegocit.

Kryetari Haziri bashkë me kandidatin për Asamble, Sami Ahmeti, kanë vizituar dhe nënën e dëshmorit Bahtir Jahiri, ku kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore, sikurse edhe te simboli i kryengritjes për lirinë e shqiptare, te shtëpia muze e dëshmorit, Pajazit Ahmeti – Paja.